
AKU: 2.1 milionë lekë gjoba, 400 tonë produkte të bllokuara gjatë prillit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, për garantimin e sigurisë ushqimore, gjatë muajit prill ka kryer në shkallë vendi, 2916 kontrolle në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor.
AKU bën të ditur se, 6519 kontrolle janë kryer në Pikat e Inspektimit Kufitar ku dhe janë marrë 144 mostra për t’u analizuar në laboratorin e ushqimit. Sipas AKU-së, 6 kthime në vendin e origjinës janë kryer nga PIK Morinë, Han i Hotit, Kapshticë dhe Vlorë, për produkte të identifikuara jashtë standardeve të sigurisë ushqimore.
Ndërsa janë dhënë për shkeljet e konstatuara 16 masa administrative “gjobë” në vlerën me vlerë 2.1 milionë lekë dhe 501 masë administrative “paralajmërim” dhe 2 masa administrative “ndërprerje aktiviteti”. Gjatë muajit prill, AKU ka bllokuar 413. 82 ton produkte që janë konstatuar jashtë standardeve për konsum.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet