Abuzimet seksuale me fëmijët/ Meta: 'Kuvendi të miratojë pr/ligjin për regjistrin e të dënuarve'

Në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit me Fëmijët, Presidenti Ilir Meta iu bëri apel autoriteteve që të ndërmarrin hapa për përmirësimin e menjëhershëm të politikave që kanë objektiv të miturit.

Kreu i shtetit e cilësoi të patolerueshme që vetëm 44 për qind e autorëve të krimeve seksuale të fëmijëve janë dënuar me vendim penal të formës së prerë..

Ai iu bëri thirrje mes të tjerash Kuvendit që të miratojë projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale. “Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi me kapacitet për trajtimin e krijimeve seksuale te fëmijët dhe adoleshentët. Shërbimet shoqërore janë larg standardin. Ndaj Njësia e Inteligjencës e rendit vendin tonë shumë larg vendeve të Rajonit. Në këtë kuadër, është urgjente që të merren hapa të përmirësimit të menjëhershëm të politikave, dhe të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve.

Dua të nxis Kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale që CRCA Albania ka përgatitur. Është e patolerueshme qe vetëm 44 % e autorëve të krimeve seksuale të fëmijëve janë dënuar me formë të prerë. Të gjitha strukturat dhe agjencitë e ndryshme, duhet të intensifikojnë përpjekjet që parandalojnë abuzimin e fëmijëve, duke rritur ndëshkueshmërinë. Çështja e abuzimit me fëmijët është komplekse. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë që t’ju sigurojmë atyre të ardhme të sigurt”, tha Meta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet