Ajo cfarë po bëjnë me studentët nuk është korrekte dhe as e drejtë

Nuk është e drejtë që studentëve t'u kërkohet vaksinimi anticovid. Këtë tezë mbështet kreu i emergjencës Skendër Brataj i cili foli sot për pandeminë dhe situatën epidemiologjikë në vend. Vaksinat anti-COVID nuk janë në listën e vaksinave të detyrueshme dhe si pasojë nuk mund të trajtohen si të tilla. Ekspertët këshillojnë gjithmonë që studentët të vaksinohen, dhe mbështesin faktin që vaksinimi është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten, por kjo është gjithmonë pjesë e këshillave jo e detyrimeve që ata kanë. Vaksina mbron nga format më të rënda të koronavirusit. Vaksinimi nuk të shpëton nga infektimi, por mbrojtja që të bën është më e lartë. Lidhur me dozën e tretë përforcuese, Brataj tha se janë bërë studime dhe se personat mbi 60 vjeç, apo ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të duhet ta marrin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet