A po shkon Armando Duka drejt fundit të karrierës së tij?

Ditë të vështira për Armando Duka, Drejtuesin e federatës shqiptare të futbollit. Ndaj tij janë kopsitur dosje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ku palët pretendojnë se kanë prova që e akuzojnë atë për shumë vepra penale. Bashkia e Tiranës ka kërkuar hetim ndërkombëtar për Armando Dukën. Hetimi ndërkombëtar po zhvillohet nga një skuadër me juristë shqiptarë, amerikanë dhe britanikë. Provat do ti paraqiten FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadaves Amerikane e Britanike në Tiranë.

Shitja ndërkombëtare e ndeshjeve, një cështje fort e debatuar edhe në opinionin publik, së bashku me atë të basteve, do të shkojnë në zyrat e FBI, organ i cili largoi edhe Blatter me Platinin.

Provat, të cilat do të paraqiten nesër nga britanikët flasin për shpenzime të mëdha, të pajustifikuara të familjës Duka. Shpenzimet marramendëse flasin për "blerje pronash", "makina luksoze dhe asete".

"Fshesë" edhe brenda institucionit të Federatës shqiptare të futbollit. Prokuroria e rrethit gjyqsor Tiranë ka ngritur akuzën e "shpërdorimit të detyres" për drejtuesit e Federatës. Cdo gjë pritet të mbyllet shpejt, pasi dosjes i janë shtuar edhe dy prokurorë të tjerë.

Ndaj Presidentit të federatës dhe të tjerëve rëndojnë edhe shumë vepra penale "për të drejtat e transmetimit", "pastrimit të parave", "konflikt interesi" etj. Për këtë do të merret në pyetje edhe i vëllai i tij Agron Duka dhe dosjet do të shkojnë në SPAK dhe ILDKP.

Dosja do ti përcillet edhe ambasadave amerikane dhe britanike të cilat do të merren me revokimin e vizave të familjes Duka.

Javën e ardhshme do të zhvillohen zgjedhjet për Shoqatën e Tiranës. Armand Duka mban postin e Presidentit të federatës së futbollit që prej 20 vitesh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet