BE miraton certifikatën dixhitale Covid19 për Shqipërinë

Komisioni Europian miratoi sot vendimet ekuivalente për certifikatën dixhitale Covid-19 edhe për Shqipërinë, sipas https://www.pubaffairsbruxelles.eu/. Përveç saj, këtë miratim e morën edhe Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja. ”Sot, shtatë vendime të reja që vërtetojnë se certifikatat COVID-19 të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monakoja, Maroku dhe Panamaja janë ekuivalente me Certifikatën dixhitale COVID të BE-së”, thuhet në njoftim. Komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders tha se “gjatë kësaj vere ne kemi parë që qytetarët janë në gjendje të udhëtojnë të sigurtë falë Certifikatës dixhitale të COVID të BE -së. Kjo është një situatë e favorshme pasi qytetarët mund të gëzojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë dhe bizneset si dhe sektori i transportit mund të fillojnë të kompensojnë humbjet e muajve të kaluar”. ”Që nga qershori, janë lëshuar më shumë se 420 milion certifikata të BE -së. Prandaj unë mirëpres që gjithnjë e më shumë vende jashtë BE -së po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm”, theksoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet