Bashkia Kurbin aksion pastrimi pas pelegrinazhit në Kishën e Shën Ndout

Pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të Martave në Kishën e Shën Ndout në Laç mbyllet sot, teksa mijëra qytetarë të të gjitha besimeve ju drejtuan vendit të shenjtë.

Pas mbylljes së pelegrinazhit, sot punonjësit e bashkisë së Kurbinit nisën aksionin për pastrimin e territorit.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, vlerësoi punën e bërë nga të gjitha strukturat vendore për mbarëvajtjen e pelegrinazhit.

Cara informoi se tashmë ka nisur puna për pastrimin e territorit.

“Faleminderit kolegëve të bashkisë Kurbin që “lanë” zyrat sot për t’ju bashkuar ekipeve të tjera të pastrimit në kishën e Shën Ndout. Për rregullin dhe pastërtinë duhet të jemi të gjithë bashkë”, u shpreh Cara në një postim në rrjetet sociale teksa nga publikuar dhe foto nga aksioni i pastrimit.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe ka përfshirë të gjithë territorin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet