Bashkia e Kurbinit, pas shkatërrimit nga tërmeti, po rilind më e madhe

Godina e Bashkisë së Kurbinit, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po rindërtohet më e madhe dhe më e fortë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga rindërtimi i kësaj bashkie. Kreu i Qeverisë theksoi se në këtë godinë do të ofrohen së shpejti shërbime publike me kushte dhe standarde optimale për banorët e zonës. “Mirëmëngjes dhe me këto foto të godinës së Bashkisë së Kurbinit, e cila pas shkatërrimit nga tërmeti po rilind dita-ditës më e madhe, më e fortë, më e bukur, për të ofruar së shpejti shërbime publike me kushte dhe standarde optimale për banorët e zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet