.jpg)
Cila është sëmundja që ka prekur vendin?
Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të "lisë së majmunit" dhe as të hepatitit raporton nëndrejtori i institutit të shëndetit publik Dritan Ulqinaku. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja "Sot". Teksa në shumë vende të botës qytetarët janë të alarmuar nga përhapja e dy sëmundjeve, Dritan Ulqinaku, tha se: "Zyrtarisht jo, nuk kemi identifikuar akoma asnjë rast të dyshuar me sëmundjen e njohur si lija e majmunëve. Nëse ka ndonjë formë të fshehur që në ditët në vazhdim do nxjerrë kokën, do jemi në kontakt,” u shpreh ai në fjalën e tij. Ndryshe është situata për "hepatitin e akut", për të cilin autoritetet thonë se ka raste të dyshuara. "Lija e majmunit" dhe hepatiti akut janë dy sëmundje që kanë ngjallur frikë dhe alarm tek autoritetet shëndetësore në mbarë botën.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet