Dënim për ata që mohojnë gjenocidin ndaj myslimanëve boshnjakë, gati iniciativat ligjore

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, ka vendosur që të ndërmarrë ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës që parashikojnë dënim për ata që mohojnë gjenocidin ndaj myslimanëve boshnjakë. E njëjta gjë dhe për ata që lartësojnë figurat e kriminelëve të luftës, që janë njohur si të tillë nga Gjykata e Hagës. Ky vendim parashikon dënimin nga gjashtë muaj deri në pesë vjet për të gjithë ata persona që publikisht mohojnë, minimizojnë apo përpiqen të justifikojnë një krim të gjenocidit, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës. Nuk do të ketë emra rrugësh, shkollash apo lagjesh të atyre personave që kanë marrë pjesë në gjenocid. Kreu i republikës SRPSKA Milorad Dodik e cilesoi vendim të pabazuar, por anëtari kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq përshëndeti vendimin e Përfaqësuesit të Lartë për të ndryshuar Kodin Penal, që ndalon dhe dënon mohimin e gjenocidit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet