Dhuna në familje, përforcim i sistemit të mbrojtjes së viktimave

Në vijim të ndjekjes së prioriteteve të përcaktuara nga Kryeministri Edi Rama me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ndër të cilët ishte edhe dhuna në familje, zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, e shoqëruar nga drejtori i departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj zhvilluan një takim Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Diskutimi u fokusua tek problematikat e evidentuara në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit lidhur me evidentimin, hetimin dhe ecurinë e rasteve të dhunës në familje duke vendosur fokus të veçantë në përforcimin e sistemit të mbrojtjes së viktimave. Palët dakordësuan ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në përmirësimin e akteve nënligjore, trajnime të përbashkëta Polici-Prokurori për goditjen e fenomenit dhe rehabilitimit të viktimave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet