Dritat e stripe clube-ve dhe prostitucioni në Tiranë

nga Doriana METOLLARI

Janë të shumta ato dhe përdoren edhe për orosi të tjera, por ajo e prostitucionit është zanati i tyre i parë, për të fituar ca para më tëpër. Ndryshe puna kur futen brenda valles, vajzat pasurojnë vetëm tutorët.

Klubet e natës, janë pika e referimit të prostitucionit në kryeqytet. Shumë prej vajzave që punojnë në këto klube nate mbahen nën presion si punëtore seksi, sepse përveç punës që ato bëjnë brenda klubit të natës, përdoren edhe për porosi të tjera.

Sigurisht gjithçka është e koordinuar në terren dhe pjesë e lojës janë persona të tjerë që mbajnë nën kontroll zonat, të paguar nga tutorët. Vajzat përgjithsisht janë të mbikqyruara, dhe po kaq të përgjuara janë dhe gratë e tutorëve, që i dinë fort mirë bizneset e pista të bashkëshortëve. Flasim këtu dhe për emra të lidhur më botën e politikës.

Dhuna, dhuna dhe presioni janë të pashmangshëm, vajzat janë të përgjuara dhe të survejuaja gjatë gjithë kohës, për të shmangur cdo kontakt me persona të tjerë që nuk janë pjesë e rrjetit. Ato që dalin nga getoja, fillon një lloj gjyqi jo formal, me denigrime, e dhune morale që shpesh herë kthehet edhe në dhunë fizike. JKëtë metodë përdorin edhe me të gjithë kundërshtarët e tyre. Mjeti është dhuna e denigrimi kolektiv. Qëllimi është lodhja morale dhe psikologjike dhe në fund, vrasja.

Zona e Stacionit të trenit në tiranë, është fole e nxehta e prostitucionit në kryeqytet. Atje prostitucioni ushtrohet edhe nga vajzat që punojnë në lokale normale, kamariere. Ata kanë dhe profile online, që i përdorin për prostitucion virtual, apo për të lënë vendtakime. Pagesat variojnë, mund të gjesh më 200 Lek, deri në 20.000 lek sipas porositësit. Rrjeti apo ndryshe krimi i organizuar që kontrollohet nga elementë të caktuar është në një hap me teknologjitë e reja dhe kohën dhe koordinimi i tyre në terren, të bën të kuptosh se kokat e tyre janë as më e as më pak se elementë që njohin shtetin.

Nga stripe clubet e deri tek semaforët Tirana premton parajsën dhe u jep skllaverinë njerëzore vajzave që me premtimin e një jetë luksoze përfundojnë të zhytyra në një jetë ferri, dhe nuk vendosin më për asgjë, përvec rekrutimeve të reja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet