E gjithë bota është me popullin iranin: në ditën e 3të të samitit thirrje pro qëndresës

Maryam Rajavi: Ky është një test për të parë nëse komuniteti ndërkombëtar do të ndërveprojë me këtë regjim gjenocidal apo do të mbajë anën e popullit iranian

Dita e tretë e Samitit Botëror për Iranin e Lirë-2021 iu kushtua thirrjes së popullit iranian për drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës ku u vranë mbi 30,000 të burgosur politikë, mbi 90% e të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI). Figura të shquara europiane si Kryeministri italian Matteo Rentzi (2014-2016), euro-deputeti dhe kryeministri belg Guy Verhofstadt (1999 – 2009), Enda Kenny, kryeministër irlandez (2011 -2017), Carlo Cottarelli, ekonomist italian dhe ish-drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar etj.

Gjithashtu, një delegacion nga Shqipëria ku përfshihet Tritan Shehu, Klajda Gjosha, dhe Mimi Kodheli, morën pjesë dhe folën në Samitin për Iranin e Lirë 2021. Z. Fatmir Mediu i cili ka marrë pjesë në këtë takim tre ditor theksoi se: "Besoj se të gjithë agjentët dhe mercenarët e inteligjencës dhe agjencive të tyre të sigurisë duhet të dëbohen nga Shqipëria dhe pjesa tjetër e Evropës."

Në fjalën e saj, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke iu referuar shkaqeve historike të instalimit të Ebrahim Raisi-t, vrasësit të MEK-ëve dhe ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës, si president, tha se në kontekstin politik, ngritja e tij në këtë post shënon fundin e iluzioneve të ekzistencës së moderimit brenda regjimit. Ajo shënon dështimin e politikës së paqësimit të qeverive perëndimore ndaj fashizmit fetar. Tani, ata ia kanë dorëzuar pushtetin ekzekutiv një vrasësi të masave, pushtetin gjyqësor një vrasësi profesional, dhe pushtetin legjislativ një shkop-mbajtësi që e ka deklaruar haptazi: “Unë jam një nga shkop-mbajtësit, dhe jam krenar që kam përdorur shkopin kundër Massoud Rajavi (liderit të Rezistencës Iraniane) që nga 1979.” Ai është vërtet mishërimi i turpit dhe mizorisë. Nëse kjo diktaturë fetare nuk do të ishte në prag të disfatës, atëherë pse do t’i duhej të vinte në krye të sistemit një bandë kanibalësh?

Duhet theksuar se mbi 90% e popullit iranian i ka bojkotuar zgjedhjet. Pjesëmarrja e votuesve në Tabriz ishte vetëm 1.5%. Po, ky regjim përfaqëson vetëm 1.5 përqind të popullsisë. E vërteta është se tashmë janë pjekur kushtet objektive për përmbysjen e regjimit. Për sa i përket popullit iranian, ai po e dyfishon, si gjithmonë, vendosmërinë e tij për ta përmbysur diktaturën fetare përballë pozicionit të ri represiv e agresiv të regjimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet