Fillon! Air Albania përfundoi sot fluturimin e parë në aeroportin Flatrat e Veriut në Kukës

“Air Albania” nisi sot fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës. Sipas të dhënave nga kjo kompani, 120 pasagjerë mbërritën nga Zyrihu në Kukës. “Me po të njëjtën cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, “Air Albania” premton se shumë shpejt do të shtojë destinacione të reja për të mbajtur titullin e krenarisë së shqiptarëve, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”, bën të ditur kompania. Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të një avioni nga Londra. Ky aeroport është projektuar të mbajë në pistë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore mund të nisën prej aty deri në 4 avionë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet