Finalizohet investimi në Kirurgjinë e Spitalit Rajonal të Shkodrës

Blloku i ri i Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës do të hapet së shpejti.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Finalizuam edhe një tjetër investim për modernizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit mjekësor për qytetarët, afër vendbanimit. Blloku i ri i Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës hapet së shpejti”, tha Manastirliu.

Sallat e reja të Kirurgjisë do të jenë së shpejti në shërbim të qytetarëve të Shkodrës dhe zonave përreth.

Qeveria shqiptare do të vijojë investimet në shëndetësi. Për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me financimin e partnerëve si Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare investimet arrijnë në vlerën 3 miliardë lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet