Gara për BKH-në/ Familjarët e 39 kandidatëve duhet të deklarojnë pasuritë! Lista përfundimtare në fillim të shkurtit

Me përfundimin e testit të poligrafit (makina e së vërtetës) për agjentët e BKH-së, pritet verifikimi i pasurisë për 39 kandidatët që kanë kaluar. Ata kanë plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë. Brenda muajit janar nuk do të kemi një listë finale të agjentëve të BKH-së, kjo për shkak se procesi i verifikimit të pasurisë do të marrë kohë.

Kjo procedurë do të zgjasë për kandidatët të cilët në gjendjen civile rezultojnë se aktualisht bashkëjetojnë me një person tjetër. Në këtë rast do të bëhet verifikimi i pasurive për prindërit e kandidatit, prindërit e bashkëjetuesit, i biri ose e bija të ndarë nga prindërit, bashkëjetuesi, motra e vëllezër. Ata duhet të japin të dhëna për llogaritë bankare, pasurive të luajtshme e të paluajtshme.

Gjithashtu ata do të japin një autorizim me shkrim për të dhënë pëlqimin që të kalojnë në sitë pasuritë e tyre.

Brenda janarit pritet të përfundojë ky proces, dhe brenda ditëve të para të shkurtit mund të kemi listën përfundimtare ku më pas së bashku me verifikimin e pasurisë dhe testin e poligrafit do të bëhet certifikimi i kandidatëve. Të përzgjedhurit do të trajnohen për 30-60 ditë në SHBA për të qenë agjentët e parë shqiptarë që do jenë në SPAK

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet