Gara shpejtësie në bulevardin ''Migjeni'' në Tiranë, procedohen 5 drejtues mjetesh

Policia e Shtetit procedoi 5 drejtues mjetesh, pasi u kapën duke bërë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona në bulevardin “Migjeni”, në Tiranë.

“Nisur nga shqetësimet e përsëritura të qytetarëve, për zhurmat shqetësuese dhe garat e shpejtësisë në orët e vona të darkës në rrugën “Migjeni”, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle të befasishme të alternuara edhe me mjete të pauniformuara, me qëllim identifikimin e mjeteve që ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët pranë rrugës “Migjeni””, informoi Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor duke mbrojtur jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Njëkohësisht fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet