Gati 35.000 vaksina kundër gripit sezonal, mund të bëhen paralelisht me Anticovid

Personeli mjekësor, dhe menjëherë më pas të moshuarit, fillojnë vaksinimin kundër gripit sezonal, bënë të ditur burime pranë ministrisë së shëndetësisë. Në vend janë rreth 35.000 vaksina kundër gripit. Janë rreth 200.000 vaksina kundër gripit, të cilat do të shpërndahen në mënyrë të menjëhershme në të gjitha qendrat tona shëndetësore, për të vijuar me kalendarin tonë të vaksinimit kundër gripit dhe paralelisht duke realizuar edhe mbulesën përsa i përket vaksinimit anticovid. Duke vënë theksin për kryerjen paralelisht edhe të vaksinimit anticovid, Manastirliu bëri me dije se Qeveria është e angazhuar për sigurimin e vaksinave të gripit dhe ato anticovid. Presim që javën tjetër të mbërrijnë në Shqipëri rreth 200 mijë vaksina kundër gripit, të cilat do të shpërndahen në mënyrë të menjëhershme në të gjitha qendrat tona shëndetësore, për të vijuar me kalendarin tonë të vaksinimit kundër gripit dhe paralelisht duke realizuar edhe mbulesën përsa i përket vaksinimit anti-covid. Mund të bëhen këto vaksina edhe paralelisht", tha Manastirliu.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet