Policia rrugore, foto ilustruese

''Iku me turp'', në pritje të shkarkimeve të reja në radhët e policisë rrugore

Erion Ahmeti ikën me turp nga drejtimi i Policisë Rrugore të Tiranës pas skandaleve të fundit me sigurinë rrugore në kryeqytet.

Shkarkimi ka ardhur nga drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano si një ndër vendimet e para që ka lëshuar qysh nga marrja e drejtimit të këtij institucioni.

Ahmeti ishte akuzuar publisht për probleme të shumta në menaxhimin e Policisë Rrugore të Tiranës, ku i fundit ishte lejimi i elementëve me probleme me ligjin që të qarkullonin lirshëm në akset e kryeqytetit duke mos i penguar askush, menaxhimi i dobët i trafikut, sjelljes së uniformave dhe trajtimi me dy standarde i shoferëve.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se në krye të Policisë Rrugore në Tiranë është rikthyer Besmir Qibini, i cili e ka mbajtur këtë post më herët në vitet 2014-2015. /euronews.al/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet