Muharrem Plaku

Ka dy ditë që nuk dihet nëse është gjallë brenda në minierë

Muharrem Plaku, 61 vjec, ka dy ditë që nuk është lajmëruar më familjen e tij. Ai punonte minator në Bulqizë. Lajmi është bërë publik nga bashkëshortja e minatorit e cila tregont se, sa herë që Muharremi dilte nga miniera u conte një zile. Këtë herë nuk ka ndodhur. Gruaja, Adelina Plaku që prej datës 15 Shtator, në orën 13.00 nuk ka marrë asnjë sinjal. “E prisja pasi dilte nga puna, e mora në telefon dhe nuk mu përgjigj", tha Adelina Plaku, e cila kërkon ndërhyrjen e institucioneve, duke shtuar: "mu shkatërrua jeta".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet