
Konfirmohet në detyrë Skënder Hita, zv.drejtor për hetimin e Krimeve në Gjirokastër
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar sot në detyrë Skënder Hitën, me funksion zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit zhvilloi sot një seancë për vlerësimin e subjektit Skënder Hita për kriteret e ligjshmërisë së pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.
Në seancën e sotme, trupa e Komisionit të Jashtëm të Vetingut (KJV) pas vlerësimit të provave dhe fakteve, ka konfirmuar në detyrë Skënder Hitën, me funksion zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet