Kryeministrja serbe telefonon Ramën: 'Hiqet testi negativ për COVID për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Serbi'

Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Serbisë nga nesër nuk do të jenë të detyruar që të paraqesin një test negativ PCR për COVID. Lajmin ia ka dhënë sot kryeministrja serbe Ana Brnabiç, kreut të Qeverisë shqiptare Edi Rama, përmes një telefonate.

Siç shkruajnë mediat serbe këtë mëngjes Brnabiç e informoi kryeministrin Edi Rama se Serbia do të shfuqizonte testin e detyrueshëm negativ të PCR për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Serbi dhe se vendimi do të merret nesër, 14 janar. Brnabiç dhe Rama diskutuan gjithashtu mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

Të dy kryeministrat diskutuan luftën kundër COVID-19, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës "mini Shengen". Sipas Tanjug, Kryeministri i Shqipërisë përcolli përshëndetjet për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe u uroi qytetarëve të Serbisë Gëzuar Vitin e Ri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet