Anila Hoxha, gazetare

Kur të shtyn në humnerë ai që duhet të të mbrojë

Përpos faktit që rregulli është rregull dhe shiriti i policisë respektohet, kemi parë dhe jemi rritur me qindra filma ku shkelet jo vetëm nga reporterët skena e krimit por edhe nga të afërmit. Fajin duhen ta kenë filmat e hollivudit.

Përpos faktit që femra nuk duhet të preket me dorë aq më tepër e veshur me petkun e gazetarit ku pushteti i katërt mediatik i shërben po atij pushtetit të dytë ekzekutiv, në rast të tejkalimit të kompetencave mund ta kishin shoqëruar dhe ta mbanin në makinë derisa gjendja të qetësohej dhe jo të shtyntë në humnerë dikë që ishte duke bërë punën e saj në dobi të interesit publik.

Nuk është shtyrë vetëm një grua një reportere apo gazetare, por i gjithë opinjoni publik është një ulërimë për etikë.

Shqipëri është fundja, ka dhe cudi që zgjasin një ditë.

Suksese, fat dhe mbaresi në karrierë Anila. /hermesnews/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet