Kursi i këmbimit, leku humb terren me valutat

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku u nënçmua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.28 lekë dhe këmbehet me 106.73 lekë, ndërsa euroja fitoi terren me 0.26 lekë dhe këmbehet me 122.30 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u ngjit në kuotën 146.51 lekë, duke shënuar një rritje me 0.22 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 117.12 lekë, ose 0.46 lekë më shumë se ditën e enjte.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet