Lirimi i hapësirave publike në bregdet/ Kontrolle nga Zvërneci në Ksamil, hiqen 95 shezlongë dhe 20 çadra

Në 37 subjekte që operojnë në plazhet e qarkut të Vlorës, janë evidentuar 5 parcela pa leje, ku janë hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra. Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nisi sot faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra. Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania, Taskforca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Vlorë, Himarë, Sarandë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në qarkun Vlorë. Kontrolli ka filluar nga Zvërneci deri në Ksamil, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet