Mediat gjermane paralajmërojnë përmbytje, Peleshi: situata nën kontroll

Në javët që vijnë priten reshje mesatare dhe të dëndura. Lajmi u bë i ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale nga Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, pasi media gjermane tha se në Shqipëri pritet të ketë përmbytje të mëdha. Ministri i Mbrojtjes njofton se në vendin tonë pritet reshje mesatare dhe të dendura, dhe sipas tij nuk paraqesin rrezik për përmbytje, megjithatë, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet