
Moti sot, ngrica dhe dëborë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata por njëkohësisht të acarta. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në orët e para të mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim veri – verilindje 3-13 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do ketë erë intensive me shpejtësi deri në 22-25/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë. Në orët e mëngjesit do ketë prezencë ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -5/5 Diell ngrica/acar
Kukës -9/-1 Diell ngrica/acar
Lezhë -6/4 Diell ngrica/acar
Dibër -12/-3 Diell ngrica/acar
Durrës -3/5 Diell ngrica/acar
Tiranë -6/5 Diell ngrica/acar
Elbasan -8/2 Diell ngrica/acar
Berat -8/1 Diell ngrica/acar
Vlorë -3/3 Diell ngrica/acar
Korcë -12/-4 Diell ngrica/acar
Gjirokastër -9/2 Diell ngrica/acar
Sarandë -2/5 Diell ngrica/acar
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet