Ndryshon moti, ja parashikimet për fundjavën

Moti do të ndryshojë që nga dita e sotme, me shi, vranësira dhe rënie temperaturash. Java e ardhshme pritet të fillojë me kthjellime, por në orët e mëngjesit do të jetë më ftohtë dhe do të ketë ngrica. Ditën e shtunë, siq edhe ishte parashikuar ditë më parë, po pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe të reshura shiu, derisa me kalimin e frontit edhe temperaturat pësojnë rënie orëve të pasdites. Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, herë herë me vranësira kalimtare, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende edhe me ngrica. Temperaturat minimale nga 5C e 10C, zbresin deri në 0C ditën e hënë, e ato maksimale të dielen zbresin në 10C, e të hënën me një rritje të lehtë deri në 12C. Era ndryshon kahjen nga verilindja dhe fryn edhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s, e ditën e hënë do të fryjë nga juglindja. Shtypja atmosferike me tendencë të rritje së mëtutjeshme në vlera edhe më të larta nga normalet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet