Nga Belgjika në Britani/ 69 emigrantë shqiptarë kapen në një peshkarexhë

Autoritetet britanike kanë arrestuar 69 emigrantë shqiptarë, pasi u kapën në një peshkarexhë në brigjet e Anglisë lindore. Anija dyshohet se ishte nisur nga Belgjika.

Po ashtu, në pranga përfunuan edhe tre anëtarët e ekuipazhit, dy letonezë dhe një ukrainas, u arrestuan për lehtësim të migracionit të paligjshëm. Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Krimit e konsideruan një nga operacionet më të mëdha ku ata kanë marrë pjesë.

“Ishte një nga operacionet më të mëdha të kryera ndonjëherë kundër trafikantëve të qenieve njerëzore në këtë vend.”

Më shumë se 100 oficerë nga NCA, Forca Kufitare dhe Policia e Essex janë përfshirë në operacionin e ndodhur dy ditë më parë. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Krimit po vazhdon hetimet e tyre për zbulimin e rrjetit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet