
Parashikimi i motit, e diel, 8 maj 2022
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, hera-herës deri të dendura kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore–malore.
Në orët e mesditës deri në pasdite në zonën e veriut reshje shiu me intensitet të ulët si dhe në formën e shtrëngatave. Ne bregdet shi i dobët, i izoluar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi deri në 6-8m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/22 Diell re shi
Kukës 9/24 Diell re
Lezhë 14/24 Diell re shi
Dibër 7/20 Diell re
Durrës 12/26 Diell re shi
Tiranë 14/27 Diell re
Elbasan 16/25 Diell re
Berat 13/27 Diell re
Vlorë 12/23 Diell re shi
Korçë 9/16 Diell re
Gjirokastër 8/23 Diell re
Sarandë 10/22 Diell re
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet