Përmbyset trajleri, policia: përdorni rrugë alternative

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Kavajë-Durrës. Një trajler është përmbysur në mes të rrugës, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Sipas njoftimit të policisë, nuk ka persona të lënduar. Trajleri ka bllokuar rrugën duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Policia e Shtetit i bën thirrje drejtuesve të mjetit që të përdorin rrugë alternative nëse duan të shkojnë drejt Tiranës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet