Pezullohet nga detyra Enkeleida Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha. Vendimi nga KLGJ vjen pasi GJKKO e ka lënë gjyqtaren në masën e sigurisë arrest me burg. Në njoftimin e KLGJ thuhet se Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten. Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53 e pezulloi nga detyra magjistraten me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët masën e sigurisë arrest në burg për shtetasen Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet