Procedurat online shkurtojnë vendet e punës në administratë. Ku shkojnë rrogat në buxhet?

Praktika online do të thotë vende pune më pak për qytetarët. Sa qytetarë dalin të pa punë? Në buxhet ishin të listuara këto rroga. Kush do ti marrë?

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici zhvilloi një inspektim në DVP Tiranë, për të parë ecurinë e reformës për dixhitalizimin e shërbimeve.

Prej 1 majit, 77 shërbime të Policisë së Shtetit ofrohen online në portalin e-Albania, duke eliminuar nevojën e qytetarëve të paraqiten fizikisht.

Drejtori i DVP Tiranë, Lorenc Panganika dhe drejtues të strukturave që ofrojnë shërbime në polici, shpjeguan me detaje ecurinë, masat e marra deri më tani dhe problematikat e konstatuara këto ditë të para.

Megjithëse gjatë procesit shfaqen çështje që kërkojnë zgjidhje, këto çështje janë në vëmendjen tonë të menjëhershme dhe po adresohen me prioritet.

Strukturat policore mbeten të angazhuara për të ofruar më shumë lehtësi për qytetarët nëpërmjet ofrimit të shërbimit vetëm online.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet