Qeveria ''u shtrëngon'' rripat shoferëve, por ''dorovitjet'' vazhdojnë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja foli ashpër me drejtuesit e automjeteve. Nëse nuk do ti riparojnë mjetet e tyre, do të ngelin në klase. Kolaudimi nuk toleron më.

Gonxhja solli në shembull domethënës të një mjeti që u refuzua disa herë dhe që kaloi testimin vetëm pasi u riparua e u normalizua plotësisht, teknikisht e estetikisht.

“Vijnë në gjendje të mjerë sepse ende pak besojnë se do ngelen në Kontrollin Teknik ngaqë prej vitesh e “kalonin” paq me ndonjë “dorovitje” a “mëshirë”. Por tashmë po kuptohet qartë se sot kolaudimi nuk është më si dje, ndaj dhe reagimi ka nisur. Qytetarët po sillen ndryshe me mjetet e tyre, me jetën e tyre, me ligjin. Ne i evidentojmë sepse duam që këto raste të japin mesazhin e duhur për të gjithë zotëruesit e mjeteve rrugore”, tha ai.

Megjithë tolerimet e tepërta që u janë bërë deri tani drejtuesve të automjeteve, Gonxhja premton se nuk do të ketë me tolerime kundër atyre që nuk kontrollojnë mjetet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet