Rama: 'Unë do ta bëj vaksinën anti-Covid, që t'iu bind se ekziston'

Kryeministri Rama tha se ai vetë do të bëjë sot vaksinën kundër Covid-19. Kreu i qeverisë shtoi se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme por e këshillueshme për t'u bërë nga të gjithë.

“Unë vetë sot do ta bëjë vaksinën që t'i bind qytetarët se ajo ekziston.Nëse dikush nuk dëshiron ta bëjë vaksinën, nuk ka asnjë problem”, shtoi kreu i qeverisë.

Kryeministri nuk pranoi të deklarojë emrin e vendit që i ka ofruar vaksinat Shqipërisë në shenjë ndihme, por mohoi që ky vend të jetë Greqia. Rama tha se vetëm për këtë të hënë janë në dispozicion 900 vaksina. Ai shtoi se nevojat për këtë javë për vaksinim janë realisht më të mëdha sesa mundësitë që ka Shqipëria.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet