Reshje shiu dhe erë, mot me vranësira

Vranësira dhe reshje shiu. Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme në të gjithë territorin e vendit. Shiu parashikohet të jetë me intensitet të lartë sidomos në pjesën perëndimore të vendit. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 20°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë. Mot me vranësira dhe reshje edhe në kosovë, vend ku temperatura më e ulët do të jetë: 2 gradë celciun ndërsa më e larta 10 gradë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet