
Reshje shiu në jug, ngrica në veri/ ARRSH: 'Ndërhyrje e menjëhershme në disa akse rrugore'
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi sot mbi gjendjen e akseve rrugore në vend, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit dhe kanë vijuar edhe gjatë natës së mbrëmshme.
Sipas ARRSH-së, në rajonin jugor janë rikthyer reshjet e shiut gjatë natës.
Ndërsa në rajonin verior temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica të mëdha nga pesha e të cilave ka rënie të shtyllave e pemëve në rrugën Bajram Curri-Valbonë, ku është bërë ndërhyrja e menjëhershme me mjete e punëtorë që të kthejnë qarkullimin e mjeteve në gjendje normale.
ARRSH bën të ditur se, problematika kryesore ka qenë rënia dhe rrëshqitja e aluvioneve në trup të rrugës, si në: Skuraj-Burrel, Peshkopi-Qaf Draje, Librazhd –Zgosht, ku është punuar dhe po punohet për pastrimin e plotë të rrugës. “Ndërkohë që kontraktorët janë në terren në gatishmëri për çdo situatë”, thekson ARRSH.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet