Rrugët e zhbllokuara nga ngricat

Shqipëria është mbuluar nga temperaturat e ulëta, moti i keq dhe shiu. Emergjenca civile po punon për të normalizuar situatën ne rrugë dhe institucionet sigurojnë se gjithcka është nën kontroll. Sipas informacioneve të marra nga prefekturat, bashkitë dhe ARRSH reshjet kanë pushuar dhe situata sot është nën kontroll. Aktualisht qarkullohet me zinxhirë në rrugën e Arbrit, qarku Dibër. Është e bllokuar rruga Peshkopi - Lurë, por lëvizjet në aksin Lurë - Rrëshen dhe Xibër - Klos me zinxhirë. Punonjësit e ARRSH ndodhen në terren që prej ditës së djeshme edhe në akse të tjera të vendit, ku në disa zona vijon normalisht qarkullimi, por me zinxhirë. Po ashtu po punohet nga grupet e OSHEE për kthimin e energjisë në njësitë Kala e Dodës, Reç, Lurë, Selishtë të bashkisë Dibër si dhe në fidrin 6., njësia administrative Lunik, bashkia Librazhd. Meteorologët parashikojnë rënie të mëtejshme të temperaturave nën zero.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet