Shkolla pa ngrohje. Nxënësit në Elbasan bojkotojnë mësimin

Edhe pse mban emrin “Europa”, shkolla e Katundit të Ri ne Elbasan nuk ofron kushtin me elementar sikurse është ngrohja. Teksa temperaturat këtë javë pritet të ulen ndjeshëm, nxënës dhe prindër bojkotuan sot mësimin në shenjë revolte. Ndonëse shqetësimin e tyre ua kanë përcjellë institucioneve kompetenente, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, përveçse premtime boshe.

Në kohë pandemie, dritaret dhe dyert kërkohen të qendrojnë herë pas here të hapura. E vështire është për 430 nxënesit të zhvillojnë mësim me xhupa e doreza.

Prindërit paralajmërojnë se "nëse në shkollë nuk sigurohet ngrohja, do të bojkotojnë zgjedhjet e 25 prillit. Zgjidhjen keta femije ia kërkojnë kryebashkiakut të qytetit Gledian Llatja.

Ata ankohen se edhe pse është njesia administrative që vjel më shumë taksa për shkak të ushtrimit të aktivitetit të industrisë së rëndë dhe kombinatit metalurgjik, kjo gjë nuk është përkthyer në investime publike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet