Skandali me falsifikimin e tamponëve. Greqia bllokon doganën e Kapshticës: 'Kalimi vetëm nga Kakavija'

Nisur nga situata e rëndë e pandemisë, sidomos në veri të saj, Greqia është detyruar të marrë një vendim për të mbyllur pjesën më të madhe të kufijve me vendet fqinje. Qeveria helene ka vendosur të mbajë hapur nga një pikë kufitare me vende si Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Me Shqipërinë do të mbyllet Kapshtica dhe mbetet e hapur Kakavija.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas. Mediat greke shkruajnë se në pikat kufitare që do të mbeten të hapura do të vijojë të kërkohet tamponi negativ për të gjithë personat që hyjnë, një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritjes në Greqi.

“Situata në vendin tonë mbetet kritike. Të dhënat e së mërkurës treguan se nivelet e pozitivitetit në disa zona të Greqisë veriore mbeten në nivele shumë të larta nëse marrim parasysh se kemi qenë në modalitetin e bllokimit për javë të tëra", tha Petsas ai në një konferencë të rregullt për shtyp.

Kostandina Tomaj, u kap me tampon të falsifikuar, por që mundi të largohet me vrap duke i shpëtuar kështu arrestimit. Dy ditë më parë janë arrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtimi në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare.

Të arrestuarit janë Idajet Tocka dhe Ina Veliu. Sipas informacioneve të shërbimeve greke, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga covid për Greqinë e Veriut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet