Taulant Balla projekt kundër përmbytjeve me njeriun që shpiku përmbytje fiktive dhe u akuza për miliona lekë vjedhje

As më shumë as më pak por vetë kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla shkoi për të parë nga afër hapjen e kanaleve të lotit të dytë pritës të lumit Shkumbin. Në Librazhd, vendi ku lindi dhe mori formimin Balla, shoqërohej edhe nga Kryetari i bashkise së vogël Kastriot Gurra, ish kryetar i komunës Qukës, emër i padëgjuar në Shqipëri, por ish kryekomunari u akuzua për vjedhje fondesh duke krijuar "përmbytje fiktive". Në një denoncim opozita përmes Luciano Bocit, pat deklaruar në vitin 2015 se quksi i Ballës kishte shpërdoruar miliona lekë fonde, duke ia kaluar nën dorë gruas, por kryekomunari nuk u denua asnjehere. Taulant Balla u tha mediave se këto kanale do të mbronin fshatarët nga përmbytjet. Eshtë interesant fakti se Balla ka projekte për të ndaluar përmbytjet me njeriun që shpiku përmbytje dhe u akuza për vjedhje fondesh, por si i thonë, as një e dielë e socialistit Balla nuk shkon dëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet