'Të dashura motra greviste të Ballshit'/ Rama sërish apel: 'Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju. Po ju presim!'

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën në Ballsh, ndërkohë që sot gratë atje janë në ditën e 15 të grevës. Rama thotë se e vetmja pengesë për t'u ulur në bisedime është greva, pasi siç thekson Rama, "zërat e tyre janë dëgjuar dhe qeveria po i pret". Gjithashtu kreu i qeverisë u bënë thirrje të mos gënjehen “nga krokodilët që lotojnë e duan t’i përdorin kundër qeverisë”.

"Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!"

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet