Të gjithë në Kosovë për të studiuar, Qeveria ''Kurti'' heq pagesat: universiteti do të jetë falas

Nëse doni të mos paguani për tu shkolluar në Universitet atëherë shkoni në Kosovë. Qeveria ka vendosur të lehtësojë barrën e pagesave për të gjithë gjithë ata që studiojnë në universitetet kosovare, përvec nivelit të Doktoraturës. Lajmi u dha nga Kryeministri i kosovës Albin Kurti i cili shtoi se: nga 1 Tetori i këtij viti do të hiqen të gjitha, përsërisim të gjitha pagesat, për studentet e Bachelorit dhe Masterit, në universiteet publike. Ky vendim do të përfshijë për studentët e vitit akademik 2021/2022. Ndërsa, Kurti është shprehur se do të ketë lehtësime edhe për studentët e Doktoraturës. "Besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta duke përmirësuar nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë. Do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të tjera e sidomos të atyre të rajonit që do të trajtohen si të gjithë studentët e tjerë", u shpreh Kurti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet