Të rinjtë guxojnë: PS paditet në SPAK për ''përdorim të dhënash personale''

162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, kanë depozituar sot një kërkesë pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, në të cilën kërkojnë: (i) konstatimin e paligjshmërisë së mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste; (ii) fshirjen e cdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët, telefonat dhe cdo pajisje tjetër elektronike e PS-së; dhe (iii) ndëshkimin me sanksione administrative të PS-së. Ky hap i parë ligjor vjen pas procesit të mbledhjes së nënshkrimeve që GUXO ka kryer përgjatë muajit Maj në bashkitë Tiranë dhe Kamëz, me grupet e saj të vullnetarëve. Javës tjetër do të njoftoheni për hapat e ardhshëm ligjorë që do të ndërmarrim. Të rinjtë e konsiderojnë të papranueshme që të dhënat e tyre të mblidhen, përpunohen dhe publikohen në paligjshmëri për interesat elektorale të Partisë Socialiste apo cilësdo parti tjetër politike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet