Thijs përgëzon Shqipërinë: 95% e shërbimeve online

Nick Thijs, Këshilltar i Lartë për Reformën e Administratës Publike dhe Ofrimit të Shërbimeve, OECD-SIGMA u shpreh sot se, Shqipëria po ia del shumë mirë në fushën e ofrimit të shërbimeve.

Në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare Antikorrupsion Thijs përgëzoi qeverinë për organizmin e kësaj nisme kaq të rëndësishme.

“Ne si OECD Sigma një program i mbështetur nga BE prej vitesh po kryejmë vlerësime, monitorime dhe raportime përkatëse në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kemi kryer të njëjtën gjë vitin e shkuar në 2021”, tha ai.

“Lajmi i mirë në atë çka kemi parë në mbarë rajonin është se fusha e ofrimit të shërbimeve po përparon. në të gjitha këto ekonomi rajonale ofrimi i shërbimeve është duke avancuar krahasuar me 2017”, u shpreh Thijs.

“Lajmi tjetër i mirë dhe përgëzimet përkatëse për këtë është fakti tjetër se Shqipëria po ia del mirë, për të mos thënë shumë mirë në fushën e ofrimit të shërbimeve. Kjo për faktin e përparimeve të bëra në fushën e digjitalizimit dhe shërbimeve digjitale ndaj publikut, por dhe për sektorin privat në vend”, theksoi Thijs.

“Kjo është treguar gjatë gjithë pandemisë ku ngritja dhe niveli i kënaqësisë me disponueshmërinë e shërbimeve ka shënuar nivele goxha të larta. Mund të shikoni shtyllën e lartë që tregon për Shqipërinë krahasuar me ekonomitë e tjera të rajonit, pra që Shqipëria po ia del shumë mirë në nivelin e kënaqësisë së marrë prej përdoruesve”, nënvizoi ai.

Thijs u shpreh se, 95% e shërbimeve është kaluar online.

Ai nënvizoi se, përdorimi i mjeteve digjitale nuk ndihmon vetëm në luftën kundër korrupsionit, por ka shumë pika qendrore dhe një prej tyre është përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit dhe bizneseve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet