Tragjedia në Tetovë, Shqipëria gati të ndihmojë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë bisedës telefonike me homologun e saj të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce, i ka shprehur ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës. Ministrja Manastirliu e siguroi homologun e saj për gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë në këtë moment të vështirë. “Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet