Vlerësimi real, kyç në rritjen e kapaciteteve të administratës publike

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi, zhvilloi sot një takim drejtoreshën e Departamentit të Administratës Publike (DAP) Albana Koçiu, për përmirësimin e performancës së punonjësve të administratës publike.

“Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit me fokus standardet në përmirësimin e performancës së punonjësve të administratës tonë publike”, tha Ekonomi.

Ekonomi theksoi se, vlerësimi real është një element kyç në rritjen e kapaciteteve të administratës dhe evidentimin e meritokracisë.

“Gjithashtu ramë dakord të vazhdojmë punën në përfshirjen e standardeve në programet e trajnimeve që bëhen në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA)”, tha Ekonomi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet