Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ publikon shkresën e dërguar nga Meta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot për mediet shkresën që Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka drejtuar, nëpërmjet të së cilës i kërkohen të dhëna mbi vakancat e parakohshme në organet drejtuese ekzekutive të pushteti vendor. Në shkresën dërguar KQZ-së nga Presidenti i Republikës thuhet se: “Presidenti i Republikës ju drejtohet me këtë shkresë për të marrë një informacion zyrtar mbi këtë pyetje: Kush janë saktësisht ato njësi të Qeverisë Vendore (Bashki) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 - janar 2022, sipas informacionit tuaj të Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme? Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm të mandatit për plotësimin e të cilave është i nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?” Meta u shpreh sot në një konferencë për shtyp se pas marrjes së përgjigjes nga KQZ do të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet