Çmimet Sakharov 2020: Opozita bjelloruse fiton çmimin e BE për të drejtat e njeriut

Parlamenti Evropian ka përzgjedhur opozitën bjelloruse si fituese të Çmimit Sakharov për Lirinë e Mendimit. Presidenti i PE, David Sassoli, vlerësoi iniciativën e atyre grave të guximshme në fjalën e tij duke përmendur lideren e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, Laureaten e Nobelit Svetlana Aleksievich, muzikanten dhe aktivisten politike Maryia Kalesnikava dhe aktivistet e tjera politike Volha Kavalkova dhe Veranika Tsapkala.

Ato "mishërojnë mbrojtjen e lirisë së mendimit" shtoi ai. Demonstratat kundër regjimit të Lukashenkos filluan pas zgjedhjeve presidenciale të vendit në gusht. Lukashenko pretendoi fitoren por kritikët e tij thanë se vota ishte manipuluar.

Euro deputetët dënuan autoritetet Bjelloruse për shtypjen e dhunshme të protestave paqësore në një rezolutë të miratuar në Shtator. Çmimi këtë vit do të dorëzohet në një ceremoni në 16 Dhjetor.

Çmimi Sakharov për lirinë e mendimit është emëruar pas fizikanit sovjetik dhe disidentit politik Andrei Sakharov. Është themeluar në 1988 për të nderuar individë dhe organizata që mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Vitin e kaluar çmimi iu dha ekonomistit Ujgur Ilham Tohti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet