Asnjë progres në negociatat për marrëveshjen tregtare midis BEsë dhe BMsë

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian shfaqën një notë optimiste pas përfundimit të bisedimeve të premten mbi rregullat e tregtisë pas Brexit në Irlandën e Veriut, pavarësisht se asnjë progres nuk u arrit nga asnjëra palë. “Të dyja palët mirëpritën progresin e arritur në furnizimin me ilaçe, një provë e vërtetë e vullnetit të mirë politik”, tha në një deklaratë për shtyp kryenegociatori i BE-së Maros Sefcovic.

Megjithatë, Britania e Madhe nuk hodhi asnjë hap për të përmbushur koncesionet e fundit të BE-së për kontrollet doganore. Bisedimet midis BE-së dhe Britanisë së Madhe ishin përpjekjet më të fundit për të patur një progres në mosmarrëveshjet mbi rregulloren e tregtisë pas Brexit në Irlandën e Veriut.

Për muaj të tërë, Londra ka lobuar për të rindërtuar një marrëveshje të krijuar gjatë negociatave të Brexit, ku Irlanda e Veriut është e detyruar të respektojë rregullat doganore të BE-së, pavarësisht se është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Qëllimi i Protokollit të Irlandës së Veriut është të mbajë të hapur kufirin me anëtarin e BE-së Republikën e Irlandës dhe të mbështesë një marrëveshje paqeje thelbësore për Irlandën e Veriut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet