BE akordon 3,5 milionë euro për migrantët në Bosnje-Hercegovinë

Bashkimi Europian livroi një shtesë prej 3,5 milionë eurosh për Bosnje-Hercegovinën për të siguruar strehim më të mirë për qindra migrantë të mbetur aktualisht pa strehë dhe në kushte të këqija.

”Më shumë se 1 700 migrantë në Una Sana nuk kanë strehim të përshtatshëm”, deklaroi nga Brukseli komisioneri europian për Punë të Jashtme, Josep Borrell dhe komisioneri për Mbrojtjen Civile, Janez Lenarcic.

Borrell e quajti situatën në Una Sana “plotësisht të papranueshme” dhe tha se kushtet njerëzore duhet të garantohen në çdo kohë.

”Ndihma humanitare e BE do t’u siguronte njerëzve nevojat themelore”, tha ai, duke shtuar se zgjidhjet afatgjata janë të nevojshme urgjente.

Borrell u kërkoi autoriteteve të mos i lënë njerëzit në të ftohtë dhe pa akses në shërbimin e pastrimit vetiak në mes të një pandemie globale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet